Futbollistet e Shqipërisë U19 e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për “Euro 2025”.
Me rezultatin 3:0, Shqipëria U19 fitoi ndaj Moldavisë të shtunën në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të Grupit B1.
Në duelin e parë, Shqipëria U19 e kishte mposhtur Malin e Zi, 2:1.
Mesfushorja Stela Vata shënoi në minutën e gjashtë për 1:0.
Në minutën e 38-të, autogol shënoi mbrojtësja Dina Burac, kurse për 3:0 shënoi mesfushorja Xhesika Ndoj.
Shqipëria U19 në ndeshjen e fundit luan për vendin e parë ndaj Bjellorusisë, që po ashtu ka gjashtë pikë. Vendi i parë i grupit avancon në raundin e dytë të Ligës A.