Futbollistet e Shqipërisë e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë të plejofit për “Euro 2025” ndaj Norvegjisë, që zhvillohet të premten nga ora 16:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Por të enjten në stërvitje munguan Eriola Delija dhe Mikaela Metalla.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, ato nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ballafaqimi ndaj norvegjezeve është i rëndësishëm për “Euro 2025” që organizohet në Zvicër.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 29 tetor në Oslo.