Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do t’i luaj në Hungari dy miqësoret e fundit para “Euro 2024”. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata Shqiptare e Futbollit.
Kuqezinjtë më 3 qershor luajnë ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa më 7 qershor ndaj Azerbajxhanit.
“FSHF-ja ka gjetur akordin me federatat përkatëse që ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit të zhvillohen në Hungari në ‘Haladas Sportkomplexum’”, ka njoftuar FSHF-ja.
Ndeshja me Lihtenshtajnin zhvillohet prej orës 20:00, ndërsa ajo me Azerbajxhanin prej orës 19:00.
Më 15 qershor, Shqipëria e luan ndeshjen e parë në Euro 2024. Përballet me Italinë në Dortmund.