Futbollistet e Shqipërisë e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë.
Të martën pasdite në Zagreb, Shqipëria fitoi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Katër ditë më parë, Shqipëria fitoi 4:0 ndaj kroateve në Shkodër.
Të martën, Kroacia kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Ivana Slipçeviq.
Fortesa Berisha realizoi në minutën e 32-të për 1:0.
Në minutën e 71-të, kapitenia kroate, Leonarda Balog shënoi autogo për fitoren e rëndësishme të Shqipërisë.
Shqipëria më 21 shkurt kishte pësuar 2:0 nga Ukraina në Durrës, ndërsa më 25 shkurt humbi 5:1 nga Çekia në udhëtim. Me Ukrainën luan më 30 maj në udhëtim, ndërsa Çekinë e pret më 3 qeshor.
Shqipëria tani i ka gjashtë pikë dhe ka bërë hap të rëndësishëm drejt mbetjes në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kroacia është pa pikë.