Futboll

Prishtina kthehet te fitorja pas një kohe të gjatë

Prishtina

Skuadra e Prishtinës është kthyer te fitorja pas një kohe të gjatë.

Fitorja e fundit e Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll ishte më 1 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Dukagjinit.

Prishtina të premten mbrëma e mposhti në shtëpi Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit kosovar.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Suhejlj Muharem në minutën e 37-të.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Për 1:1 shënoi Leotrim Kryeziu.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Ron Raqi në minutën e 92-të.

Prishtina ka 35 pikë në vendin e katërt.

Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë.


Mbyllet baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Prishtina dhe Feronikeli 74 janë duke barazuar 1:1 pas pjesë së parë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 37-të me golin që e shënoi Suhejlj Muharem.

Leotrim Kryeziu i barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Barazon Prishtina

Prishtina i ka barazuar shifrat ndaj Feronikelit 74.

Leotrim Kryeziu në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi për 1:1.

Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Shokohet Prishtina, Feronikeli 74 në epërsi

Skuadra e Feronikelit 74 ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës.

Për 1:0 realizoi Suhejlj Muharem në minutën e 37-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 26-të të elitës së futbollit kosovar.