Futboll

Shokohet Atletico, mposhtet nga Getafe

Atletico Madrid dhe Getafe

Atletico Madridi është befasuar në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të La Ligas.

Atletico të dielën pasdite në udhëtim u mposht nga Getafe me rezultatin 2:1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Diego Simeone, Atletico, ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 88-të.

Por Getafe i realizoi dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes për fitoren shumë të rëndësishme.

Alexander Sorloth nga penalltia realizoi për 1:0 në minutën e 75-të.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë.

Dy golat e fitores për Getafen i shënoi Mauro Arambarri.

Arambarri fillimisht në minutën e 88-të i barazoi shifrat kurse në minutën e 92-të e realizoi golin e fitores.

Për Atleticon kjo ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.

Në mesjavë u mposht edhe nga Real Madridi me rezultatin 2:1 në kuadër të ndeshjes së parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë Getafe u kthye te fitorja pas dy disfatave rresht.

Te Atletico direkt me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Angel Correa.

Atletico bëri hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll.

Ka 56 pikë kurse Getafe ka 33 pikë.