Futboll

Spanja mposht Holandën në penallti

Spanja

Spanja ka mposhtur Holandën në penallti për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Portieri Unai Simon ndali penalltinë e Donyell Malenit në serinë e gjashtë, ndërsa Pedri shënoi për Spanjën për kualifikim.

Në penallti spanjollët fituan 5:4.

Merino, Torres, Garcia, Baena dhe Pedri realizuan për Spanjën, ndërsa dështoi vetëm Lamine Yamal, goditjen e të cilit e priti portieri holandez.

Për Holandën nga pika e bardhë të saktë ishin Van Dijk, Koopmeiners, Simons e Taylor. Lang goditi traversën, ndërsa goditjen e Malenit e ndali portieri spanjoll.

Pas kohës së rregullt rezultati ishte 2:2, njëjtë si i ndeshjes së parë. Pas vazhdimeve rezultati ishte 3:3 dhe kështu ndeshja u vendos në penallti.

Mikel Oyarzabal shënoi dy golat e Spanjës në kohën e rregullt. Për Holandën shënuan Memphis Depay e Ian Matsen.

Në vazhdime, për Spanjën shënoi Yamal e për Holandën, Xavi Simons.


Spanjë – Holandë shkon në penallti

Ndeshja mes Spanjës dhe Holandës do të vendoset me penallti. Në vazhdimet nga 15 minuta të dy përfaqësueset e realizuan nga një gol. Fillimisht Lamine Yamal shënoi për 3:2 në të mirë të Spanjës në minutën e 103-të. Ndërkohë Xavi Simons shënoi penallti për Holandën në minutën e 109-të.

Koha e rregullt përfundoi 2:2, rezultat që ishte edhe në ndeshjen e parë.


Shkon në vazhdime ndeshja Spanja – Holanda

Spanja e Holanda po barazojnë 2:2 pas 90 minutave lojë në Valencia.

Me rezultat të njëjtë përfundoi edhe ndeshja e parë. Kështu, fituesi i kësaj sfide do të vendoset në vazhdime.

Ndeshja i takon çerekfinales së Ligës së Kombeve.