Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës.
Skuadra tetovare të enjten u mposht në udhëtim me rezultatin 2:0, nga Noah e Armenisë.
Të dy golat, Shkëndija i pranoi në dhjetë minutat e fundit.
Fillimisht, në minutën e 81-të shënoi Goncalo Gregorio, ndërsa në minutën e 90-të realizoi edhe braziliani Pablo.
Ndeshja kthyese do të luhet në Shkup pas një jave.