Futboll

Shkëndija e fiton derbin me Shkupin

Shkendija

Shkëndija e Tetovës, Struga dhe Gostivari janë skuadrat shqiptare që kanë shënuar fitore në xhiron e 16-të të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Shkëndija të mërkurën fitoi ndaj Shkupit në derbi, me rezultatin 2:0. 

Adenis Shala në minutën e katërt dhe Besart Ibraimi në minutën e 62-të, i shënuan golat e fitores. 

Kampionia në fuqi, Struga, fitoi ndaj Pelisterit 1:0. 

Gostivari fitoi në udhëtim te Vardari, 2:0. 

Humbje të mërkurën pësuan Besa 1976 1:0 nga Brera Sturmica, dhe Voska që u mposht 4:1 në udhëtim te Sileksi. 

Sileksi, Shkëndija dhe Gostivari kanë nga 33 pikë në tri vendet e para. 

Struga e pesta ka 29 pikë, ndërsa Shkupi ka 16 pikë në vendin e shtatë. 

13 pikë i ka Besa 1976 në vendin e nëntë, ndërsa Voska në pozitën e parafundit, ka 12 pikë.