Në 14 ndeshjet e kaluara, Qëndrim Zyba kishte një gol e një asistim për Liberecin në elitën e Çekisë në futboll.
Ndërkohë të dielën mesfushori 24-vjeçar shkëlqeu, duke shënuar dy gola dhe duke bërë asistim. Libereci fitoi 4:0 në udhëtim ndaj skuadrës Slovacko, në kuadër të xhiros së 27-të.
Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e parë, në minutën e 13-të. Shënoi nga penalltia në minutën e 29-të për 3:0, ndërsa në minutën e 36-të realizoi për 4:0.
Zyba e kompletoi ndeshjen dhe u shpall më i miri.
Libereci është i shtati me 36 pikë. Slovacko është në pjesën e poshtme të tabelës me 29 pikë.
Fitorja për skuadrën e Zybës ishte shumë e rëndësishme për të bërë shkëputje nga skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës.
