Futboll

Sheshko shkëlqen te Sllovenia, shënon “hat-trick”

Benjamin Sheshko

Me golat e Benjamin Sheshkos, Sllovenia e ka fituar ndeshjen ndaj Kazakistanit të hënën mbrëma. Ndeshja I ka takuar Grupit 3 të ligës B të Ligës së Kombeve.

Sheshko shënoi golin e parë në minutën e 23-të, kurse pesë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë. “Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63-të.

Për Slloveninë ishte fitorja e parë nga dy ndeshje të zhvilluara. Ka edhe një barazim. Kazakistani barazoi ndeshjen e parë.