Futboll

Sheshko ia siguron gjysmëfinalen Leipzigut

Benjamin Sheshko

Sulmuesi slloven Benjamin Sheshko, ka shënuar për Leipzigun në pjesën e dytë, për t’ia siguruar ekipit të tij gjysmëfinalen në Kupën e Gjermanisë. 

Leipzigu të mërkurën mbrëma e eliminoi Wolfsburgun, pas fitores 1:0. 

Sheshko shënoi në minutën e 69-të. 

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Leipzigu në edicionin aktual në Bundesligë po lufton për të zënë vend që dërgon në kupat evropiane.