Futboll

Ronaldo, 75 gola larg shifrës së jashtëzakonshme

Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet shifrës prej 1000 golave në karrierë. Ai të  martën mbrëma shënoi një gol në fitoren e Al Nassr ndaj Al Wehdas me rezultat 2:0. Tani i ka 925 gola. Golin e shënoi në minutën e 48-të, ndërsa të dytin Sadio Mane nga penalltia në minutën e 99-të.

Ndeshja Al Wehda – Al Nassr i takoi xhiros së 22-të të elitës së futbollit saudit.

Al Nassr është ngritur në vendin e tretë me 47 pikë. Në vendin e parë është Al Ittihadi me 55 pikë.

Te lideri i kampionatit saudit është mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj.


Shënon Ronaldo - shifra arrin në 925 gola

Cristiano Ronaldo nuk ndalet.

Të martën mbrëma ai shënoi golin e epërsisë së Al Nassr ndaj Al Wehda.

Ronaldo tani i ka 925 gola në karrierë. Ngadalë po i afrohet shifrës prej 1000 golave.