Trajneri Orges Shehi debutoi në elitën e futbollit kosovar në krye të Ballkanit në barazimin 1:1 me Ferizajn në udhëtim.
Por të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës, Ballkani i Shehit fitoi në derbin ndaj Llapit në krizë të rezultateve, 2:1 .
Për Ballkanin ishte fitorja e parë pas katër ndeshjeve, ku kishte dy humbje e dy barazime. Te humbjet përfshihet eliminimi nga Kupa e Kosovës.
Ndërkohë, Llapi vazhdon pa fitore në Superligë edhe pas dhjetë xhirove rresht.
Ka gjashtë humbje e katër barazime në këtë ecuri.
Bajram Jashanica shënoi nga penalltia për Ballkanin në minutën e 33-të.
Braziliani Queven shënoi për 2:0 pas një ore lojë.
Për Llapi realizoi sulmuesi Ardit Tahiri në minutën e 74-t.
Ishte goli i fundit në ndeshje.
Ballkani me këtë fitore tani ka 30 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se Drita lidere, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Llapi mbetet me 17 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e nëntë, të parafundit.
Tahiri shënon për Llapin
Ardit Tahiri ka shënuar gol për Llapin, në ndeshjen ndaj Ballkanit në Suharekë.
Tahiri shënoi në minutën e 74-t, për rezultatin 2:1.
Ballkani dyfishon epërsinë ndaj Llapit
Ballkani e ka dyfishuar epërsinë ndaj Llapit.
Braziliani Queven shënoi në minutën e 60-të me gjuajtje të saktë e të fuqishme nga distanca.
Ballkani është duke fituar 2:0.
Jashanica shënon për Ballkanin në derbi
Qendërmbrojtësi Bajram Jashanica ka shënuar në derbin e xhiros së 17-të të Superligës ndaj Llapit që është në krizë të rezultateve.
Me golin e Jashanicës në minutën e 33-të, Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj Llapit.
Penalltia u fitua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi topin në zonë me dorë e preku mbrojtësi Landrit Rama.
Gjyqtari Dardan Çaka më pas sinjalizoi për 11-të metërsh dhe Jashanica nuk gaboi.