Futboll

Shaw kthehet në stërvitje pas tre muajsh

Luke Shaw

Luke Shaw është kthyer në stërvitje pas tre muajsh mungesë.

Mbrojtësi anglez që është anëtar i Manchester Unitedit, nuk ka luajtur për “djajtë e kuq” që prej muajit shkurt.

29-vjeçari pritej të kthehej në fushë pas ndeshjeve të përfaqësueseve në muajin tetor, por ish-trajneri Erik ten Haag, kishte thënë se ai ka pësuar tjetër lëndim dhe nuk është i gatshëm për lojë.

Shaw pësoi zgjatje të muskulit në muajin shkurt dhe e humbi më pas gjithë edicionin e kaluar në Premier League.

Sidoqoftë, ai ishte në listën e ish-selektorit të Anglisë, Gareth Southgate, në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Luajti në finale në humbjen nga Spanja, por kishte munguar në fazën grupore.