Futboll

Shau gjyqtarin, Dallku në procedurë disiplinore

Armend Dallku

Trajneri Armend Dallku pritet të dënohet nga komisionet e FFK-së për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen 2 Korriku – Vushtrria, që i takoi Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Dallku e drejton Vushtrrinë, ndërsa në minutën e 75-të të kësaj ndeshjeje me inicim të gjyqtarit të katërt u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave. Kjo nuk ishte e tëra.

“Më pas hyri në fushë, u afrua në drejtim të gjyqtarit kryesor, me ofendime e sharje, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave, të publikuar të mërkurën.

Inicime disiplinore janë bërë edhe ndaj futbollistit të Ballkanit, Bernard Karica për karton të kuq direkt, ndaj ndihmës-trajnerit të Drenicës, Basri Jashari dhe ndaj trajnerit të portierëve të Kikës, Etrit Gagica.