Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Zvicrës. Helvetikët ishin të pagabueshëm në testin e parë para Evropianit që mbahet në Gjermani. Zvicra mposhti 4:0 Estoninë në miqësoren e zhvilluar të martën në Luzern.
Shaqri ishte i pagabueshëm në gjuajtjen e dytë nga pika e bardhë. Ai shënoi gol për Zvicrën nga penalltia në minutën e 70-të. Shaqiri humbi penalltinë e parë. Në fakt, portieri i Estonisë priti gjuajtjen e tij. Por pas rishikimit në VAR, u vlerësuar se portieri i Estonisë kishte kaluar me dy këmbët vijën e fundit. Dhe kështu Shaqiri ishte i pagabueshëm në gjuajtjen e dytë duke shënuar golin e 31-të për helvetikët.
Shaqiri kompletoi ndeshjen, ndërsa deri në minutën e 74-t u paraqit Granit Xhaka.
Në stol te Zvicra mbeti Ardon Jashari. Ndeshjen e dytë miqësore, Zvicra e luan të shtunën ndaj Austrisë.
Xherdan Shaqiri ishte i pagabueshëm në gjuajtjen e dytë nga pika e bardhë. Ai shënoi gol për Zvicrën nga penalltia në minutën e 70-të. Shaqiri humbi penalltinë e parë. Në fakt, portieri i Estonisë priti gjuajten e tij.
Por pas rishikimit në VAR, u vlerësua se portieri i Estonisë kishte kaluar me dy këmbët vijën e fundit. Dhe kështu Shaqiri ishte i pagabueshëm në gjuajtjen e dytë.
Zvicra është duke e fituar Estoninë 4:0. Miqësorja po luhet në Luzern. Për Shaqirin është goli i 31-të me fanellën e helvetikëve.
VIDEO:
Xherdan Shaqiri scores this time from the spot!pic.twitter.com/2EVh7jmuiW
— PushGoals (@PushGoals) June 4, 2024