Baseli pa Xherdan Shaqirin? Vështirë të imagjinohet për momentin. Por Baseli rrezikon të luajë pa kapitenin. Aktualisht 33-vjeçri ka tre kartonë të verdhë. Nëse merr një tjetër, ai do të suspendohet një ndeshje, shkruan gazeta e madhe zvicerane “Blick” të enjten.
Nëse aktualisht golashënuesi më i mirë i Superligës do të ndëshkohej me karton të verdhë në derbin ndaj Zurichut, do t’i mungonte Baselit të hënën në ndeshjen kundër Yverdonit. Por, Shaqiri u përmbajt, ndoshta sepse nuk dëshiron me dëshirë të humb asnjë ndeshje.
Aq më tepër në fazën finale të kampionatit. Shaqiri nuk ka marrë asnjë nga tre kartonët shkaku i ndërhyrjeve. Tre kartonët e verdhë i ka marrë për protestë. Të parin në tetor kundër Young Boysit, të dytin ndaj Winterthurit dhe të tretin kundër Luganos. Shaqiri nuk është lojtari i vetëm që rrezikon suspendimin. Benie Traore, Leon Avdullahu, Leon Leroy dhe Joe Mendes rrezikojnë po ashtu suspendimin me një ndeshje.
Xherdan Shaqiri po e udhëheq Baselin drejt titullit të parë të kampionit të Zvicrës që nga viti 2017.
Falë kontributit të tij me 13 gola e 14 asistime, Baseli është në vendin e parë. Ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund të stinorit të rregullt. Baseli udhëheq me 58 pikë, gjashtë më shumë se Servette e vendit të dytë.