Xherdan Shaqiri ka shënuar 103 gola dhe ka asistuar 100 herë deri më tani në karrierën e tij në nivel klubesh.
Shaqiri 33-vjeçar më së shumti gola dhe asistime ka për Baselin. Ai ka shënuar 34 gola për Baselin dhe 39 asistime. Për Bayernin ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 19 herë. Për Chicago Fire ka shënuar 16 gola dhe 13 asistime, derisa për Stoke Cityn ka 15 gola e 15 asistime. Për Liverpoolin ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar nëntë herë. Për Interin ka tre gola e dy asistime, derisa për Lyonin ka dy gola e tre asistime. Për Baselin U21 ka tetë gola.
Priten edhe të tjera gola e asistime nga Shaqiri gjatë edicionit aktual me fanellën e Baselit.
Shaqii për përfaqësuesen e Zvicrës ka shënuar 32 gola në 125 ndeshje. Ai u pensionua nga Zvicra pas Evropianit në Gjermani.