Xherdan Shaqiri është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 19-të në Superligën e Zvicrës.
Kështu ka njoftuar të martën klubi i Baselit.
Shaqiri ishte vendimtar të dielën në barazimin 2:2 të Baselit ndaj Luganos.
33-vjeçari Shaqiri e shënoi golin e dytë nga penalltia, ndërsa asistoi në golin e parë të Baselit.
Ish-futbollisti i Liverpoolit ka ndikim shumë të madh te skuadra e Baselit.
Shaqiri u kthye te Baseli në gusht të vitit të kaluar dhe në 17 ndeshjet e edicionit aktual me skuadrën helvetike, ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar dhjetë asistime në të gjitha garat.