Xherdan Shaqiri shënoi golin e fundit në fitoren 4:0 të Zvicrës ndaj Estonisë në miqësoren e së martës mbrëma.
Shaqiri është shprehur i lumtur me paraqitjen e helvetikëve.
“Estonia është mbrojtur shumë mirë. Gjithë javën kemi ushtruar në sulm për të parë si do ta mposhtim atë. Mbrojtja ishte po ashtu solide. E dimë që nuk kemi shumë kohë dhe secila ndeshje na shërben shumë. Në fund, është e rëndësishme që të gjithë të jemi gati dhe të luajmë miqësore të mira që të shkojmë në Evropian në mënyrën më të mirë. Dhe mendoj se sot ishte një ditë e mirë për këtë”, ka theksuar Shaqiri.