Futboll

Shaqiri i jashtëzakonshëm, “hat-trick” në fitoren e Baselit

Xherdan Shaqiri

 

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer për fitore të Baselit ndaj Servettes.

Të dielën mbrëma, Baseli fitoi 3:1, ndërsa të tre golat i shënoi Shaqiri.

Ai shënoi supergol nga goditja e dënimit për 1:0 në minutën e 40-të. Servette barazoi në minutën e 55-të, ndërsa Shaqiri shënoi dy golat e fitores në minutat shtesë.

Për 2:1 shënoi nga penalltia në minutën e 91-të, ndërsa gol tjetër shënoi në minutën e 93-të për 3:1.

Shaqiri po kalon superformë. Tashmë i ka pesë gola e plot shtatë asistime në 11 paraqitje.

Ka kontribuuar me gola apo asistime në pesë ndeshjet e fundit.

Baseli tani është lider i Superligës së Zvicrës me 28 pikë, sa i ka edhe Lugano. Janë luajtur 15 xhiro.


Shaqiri nuk ndalet, shënon tjetër gol

Xherdan Shaqiri ka shënuar tjetër gol në Superligën e Zvicrës në futboll. 

Shaqiri në minutën e 40-të e kaloi në epërsi Baselin në ndeshjen ndaj Servettes që i takon xhiros së 15-të të kampionatit zviceran.