Xherdan Shaqiri i është bashkuar në stërvitje skuadrës së Chicago Fire. Ai nuk do të paraqitet në Kupën e Ligës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Tolucas të premten. Trajneri Frank Klopas e ka mirëpritur Shaqirin, ndërsa shpreson ta ketë sa më shpejtë në dispozicion.
Shaqiri u largua nga Chicago në qershor për t’i bashkuar Zvicrës në përgatitje për Evropianin që u zhvillua në Gjermani.
Shaqiri pas përfundimit të Evropianit njoftoi për tërheqjen nga përfaqësuesja helvetike. Largimi i Shaqirit nga përfaqësuesja e Zvicrës bëri bujë të madhe në gjithë botën. Kontributi i tij për Zvicrën ishte i madh.
“Gjëja e mirë është që po kthehen disa djem të shëndetshëm ose të disponueshëm për lojë, por jo për ndeshjen e Kupës së Ligës. Uroj të jemi në finale të Kupës së Ligës që t’i kemi në dispozicion të gjithë lojtarët sepse kemi nevojë për të gjithë”, ka thënë trajneri Klopas.
32-vjeçari me Chicagon ka kontratë deri në fund të vitit. Ai mund të kthehet të luajë sërish në Evropë nga janari i vitit të ardhshëm. Ofetat në adresë të tij janë kryesisht nga klubet zvicerane.