Futboll

Shaqiri do të largohet nga Chicago në dimër

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Chicago Fire në dimër, kur edhe i përfundon kontrata me skuadrën amerikane.

Shaqiri ka mbajtur konferencë për shtyp të enjten nga kampi i Zvicrës në Evropian duke konfirmuar se synimi i tij është kthimi në Evropë. 

“Jetoj nga dita në ditë. Është e vështirë për mua të them se ku do të jem pas dy vjetësh. Një gjë është e qartë, kontrata ime në Chicago skadon në dimër dhe tendenca është që unë të largohem dhe të kthehem në Evropë. Duhet të pres dhe të shoh, por jam ende i qetë dhe një rikthim në Evropë do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për ekipin kombëtar për shkak të ritmit të lojës”, ka thënë ai, raporton “Blick”.

32-vjeçari u transferua në MLS në vitin 2022 nga Lyoni. Është një nga lojtarët më të paguar, megjithëse suksesi ka munguar. Në 12 paraqitje këtë sezon ka dy gola e një asistim.


Shaqiri së shpejti lojtar profesionist i pikados?

“Jam mjaft i saktë”, u shpreh Shaq, duke i dhënë pak lëvdata vetes ndërsa kalon kohën e lirë në hotel. “Kam goditur disa herë qendrën”, thotë ai në fund të konferencës për shtyp, duke shkaktuar të qeshura.