Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Baselit. Por skuadra e Baselit ka bërë tjetër gabim në garën për titull të kampionit në Zvicër.
Baseli të dielën humbi në shtëpi nga Young Boysi me rezultatin 2:1. Shaqiri asistoi për golin e barazimit të shënuar në minutën e 67-të. Golin për 1:1 e shënoi Philip Otele.
Shaqiri ishte prej më të mirëve te Baseli. Shaqiri dhe Leon Avdullahu kompletuan takimin, ndërsa nga minuta e 83-të për Baselin luajti edhe Albian Ajeti.
Kastriot Imeri qëndroi në bankën e rezervistëve te kampioni në fuqi i Zvicrës. Baseli mbetet dy pikë prapa lideres Servette. Është në vendi ne dytë me 46 pikë, kurse Young Boysi zë vendin e pestë me 43 pikë.