Futboll

Shaqiri asiston, Baseli me fitore të rëndësishme

Xherdan Shaqiri

Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 deri në minutën e 45-të, Baseli fitoi 4:1 ndaj Sionit për të vazhduar garën për titull të kampionit në Zvicër.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 20-të.

Xherdan Shaqiri asistoi në golin e katërt të Baselit, ndërsa luajti deri në minutën e 78-të. Shaqiri tani i ka gjashtë gola e dhjetë asistime në 16 paraqitje kampionale.

Te Baseli startoi edhe Leon Avdullahu, ndërsa prej minutës së 69-të luajti edhe Albian Ajeti.

Benjamin Kololli luajti prej minutës së 73-të për Sionin.

Baseli është i dyti me 34 pikë, një më pak se Lugano.