Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e Baselit të shtunën ndaj Winterthurit me rezultatin e thellë 5:0.
Ndeshja i takoi javës së 13-të të kampionatit zviceran.
Shaqiri dhuroi një asistim ndërsa Ajeti e shënoi një gol në fitoren e Baselit.
Shaqiri asistoi te goli i tretë që e shënoi Kevin në minutën e 39-të. Ndërsa Ajeti e realizoi golin e fundit për Baselin në minutën e 81-të.
Shaqiri luajti për 72 minuta kurse Ajeti në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të.
Në minutën e 61-të, Leon Avdullahu u zëvendësua me Taulant Xhakën.
Benjamin Kololli ishte në bankën rezervë te Baseli.
Te Winterthuri, Granit Lekaj e kompletoi ndeshjen, kurse Labinot Bajrami u paraqit nga minuta e 66-të.
Baseli ka 22 pikë. Winterthuri ka tetë pikë.