Futboll

Shala: Çështja e Avdijajt për FFK-në është mbyllur prej një kohe të gjatë

FFK

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala të hënën në konferencë për shtyp ka potencuar se çështja e futbollistit, Donis Avdijaj është e mbyllur prej një kohe të gjatë për Federatën e Futbollit e Kosovës.

Ai ka potencuar se pas një incidenti që ka ndodhur kohë më parë, kur Avdijaj ishte pjesë e Kosovës është vendosur që mesfushori të mos jetë pjesë e Kosovës.

“Çështja e Donis Avdijajt është e mbyllur prej një kohe të gjatë për Federatën e Futbollit e Kosovës. Që nga periudha kur ishte ai pjesë e përfaqësuese së Kosovës në futboll, për shkak të një incidenti që ka ndodhur më herët dhe ka qenë një vendim që i është komunikuar futbollistit dhe për atë arsye ai nuk është pjesë e përfaqësueses së  Kosovës”, ka deklaruar Shala.

Shala ndër të tjera ka theksuar se mesfushori Besfort Zeneli nuk e ka pranuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

“Besfort Zeneli e ka pranuar ftesën nga trajneri, por ka vendosur që të mos jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Shala.