Futboll

Shaipi pranon një gol, Lugano pëson nga Celje

Amir Shaipi

Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, pranoi gol në minutën e 23-të.

Golin e realizoi Tamar Svetlin, dhe Celje sllovene fitoi ndaj Luganos së Zvicrës, 1:0.

Ishte ndeshja e parë e 1/8 së finales së Ligës së Konferencës.

Mysafirët në minutën e 91-të mbetën pa mbrojtësin Antonios Papadopoulos.

Shaipi në portë e Aliban Hajdari në mbrojtje e kompletuan ndeshjen te mysafirët.

Ndeshja kthyese zhvillohet të enjten e ardhshme, ndërsa Lugano ka gjasa për të avancuar tutje.