Portieri Amir Shaipi nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen e fundit ë edicionit të katërt të Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Shaipi është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Shaipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, ka shkruar të dielën mbrëma FFK-ja.