Futboll

Shaipi, Bislimi e Hajdari, të pafat në Ligën e Konferencës

Amir Shaipi

Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Uran Bislimi, janë eliminuar me Luganon nga Liga e Konferencës, në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola, ndërsa fituesi u vendos në penallti.

Celje sllovene avancoi në çerekfinale.

Lugano humbi 1:0 në Slloveni, ndërsa në 90 minutat e luajtura të enjten mbrëma fituan 4:3.

Pas vazhdimeve, rezultati ishte 5:4 në të mirë të Luganos dhe ndeshja u vendos në ekzekutimin e 11 metrave.

Mysafirët ishin të saktë nga tri penalltitë që i gjuajtën, kurse te vendësit, tre futbollistë humbën penalltinë, ndërsa shënoi vetëm Lukas Mai.

Bislimi asistoi te goli për 3:1, ndërsa Hajdari u përjashtua nga loja në minutën e 94-t për ndërhyrje të palejuar në zonë, ku mysafirët fituan penallti.

Shaipi dhe Bislimi e kompletuan ndeshjen.