Futboll

Sevilla përshëndetet me lojtarin e rekordeve

Jesus Navas - Sevilla

Periudha e Jesus Navasit te skuadra andaluziane, Sevilla, do të mbyllet në fund të edicionit aktual.

Klubi i La Ligas së Spanjës ka njoftuar të enjten se Navas do të largohet në verë pasi i skadon kontrata.

Pavarësisht tentimeve që Navas të mbetet në klub, nuk është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës.

39-vjeçari prej vitit 2013 deri në vitin 2017 ishte te skuadra e Manchester Cityt.

Navas, që luan në krahun e djathtë, ka 51 paraqitje me Spanjën, anëtar i Sevillas është prej vitit 2001 dhe e mban rekordin për paraqitje me Sevillan.

Ai ka 688 paraqitje me fanellën andaluziane.