Futboll

Sermaxhaj publikon listën për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut

Përzgjedhësi i Kosovës për futbolliste, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut luan të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka regjistruar një fitore e një humbje. Fitoren e arriti ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa dëshpëroi në Prishtinë më 25 shkurt. U mposht nga Letonia.

Pas humbjes nga letonia, vendi i parë në grup, që synohet nga Kosova, është goxha në rrezik. 

Më 3 qershor është ndeshja e fundit e kësaj kampanje, Letoni – Kosovë. Mund të jetë “finale” për vendin e parë.