(E përditësuar 22:53) Ademola Lookman ka shpërthyer me tre gola për t’i dhënë fund serisë impresive të Bayer Leverkusenit. Skuadra gjermane kishte 51 ndeshje pa humbje. Nuk kishte pësuar disfatë që nga fillimi i edicionit. Rrugës vendosi shumë rekorde dhe fitoi titullin e parë të kampionit të Gjermanisë.
Por të mërkurën mbrëma në Dublin të Irlandës, Leverkuseni i Xabo Alonsos u shkatërrua. Skuadra italiane, Atalanta, dominoi plotësisht në fushë dhe e fitoi 3:0 finalen e Ligës së Evropës.
Kështu ëndrra e tifozëve dhe lojtarëve të Leverkusenit për ta përfunduar gjithë edicionin pa humbje dhe me tre trofe, u shua. Leverkusenin e pret finalja e Kupës së Gjermanisë dhe mundësia e madhe për trofeun e dytë të edicionit.
Ndërkohë Atalanta ka fituar trofeun e parë evropian në histori. Deri më tani është mburrur me Kupën e Italisë të fituar në vitin e largët 1963.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte kapiten i Atalantas në ndeshjen finale, në mungesë të kapitenit të parë të skuadrës italiane. Mbrojtësi Gjimshiti kishte ndeshje stabile. Por ylli i mbrëmjes ishte sulmuesi nigerian, Ademola Lookman.
Ai nisi serinë e golave në minutën e 12-të. Për 2:0, Lookman shënoi në minutën e 26-të. Goli i tretë ishte edhe më i bukur. U shënua nga Lookman në minutën e 75-të.
Atalanta ka shfaqur shumë më tepër dhe rezultati e dëshmon këtë.
Granit Xhaka ishte në fushë te Leverkuseni, por nuk kishte ndonjë ndeshje për ta mbajtur mend, njëjtë si e gjithë skuadra e Bayer Leverkusenit.
L'Atalanta soulève officiellement le trophée de la Ligue Europa 2023-24 🏆😍#ATAB04 | #UELFinal pic.twitter.com/8EjzI7wS3D
— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) May 22, 2024
(E përditësuar 21:14) - “Hat-trick” i Lookmanit, Leverkuseni po shkatërrohet
Ademola Lookman ka kompletuar “hat-trickun”, ndërsa Atalanta po udhëheq 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit.
Golin e tretë Lookman e shënoi në minutën e 75-të. Ishte supergol.
(E përditësuar 21:14) - Mbyllet pjesa e parë e finales së Ligës së Evropës
Me dy gola të sulmuesit Ademola Lookman, Atalanta ka shkuar në pushim mes pjesëve me rezultatin 2:0, në duelin final të Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusenit.
Lookman në minutën e 12-të dhe të 26-të, i shënoi golat për skuadrën italiane.
Ai u bë afrikani i parë që i shënon dy gola në një finale të një prej garave kontinentale.
Ndeshja po luhet në Dublin të Republikës së Irlandës.
Pa e llogaritur këtë ndeshje, Leverkuseni ka 51 ballafaqime në të gjitha garat pa asnjë disfatë të vetme në edicionin aktual.
E ka fituar Bundesligën javë më parë, ndërsa është edhe në finale të Kupës së Gjermanisë ku do të luajë ndaj Kaiserslauternit.
(E përditësuar 21:14) - Asgjë e re për Leverkusenin me disavantazhin 2:0
Bayer Leverkuseni ka qenë duke humbur me dy gola e më shumë dallim në katër ndeshje të ndryshme në të gjitha garat e këtij edicioni.
Por në fund e ka shmangur disfatën në secilin rast.
Nga ato ndeshje e pati një fitore e tri barazime.
Asgjë nuk është e re për Leverkusenin, por kthimin në rezultat duhet ta nis menjëherë.
(E përditësuar 21:14) - Befasi në Dublin
Ademola Lookman e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Leverkusenit.
Lookman depërtoi për mrekulli në duelin me Granit Xhakën dhe plasoi bukur topin për 2:0.
(E përditësuar 21:14) - Atalanta në epërsi
Atalanta ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit në finale të Ligës së Evropës.
Ademola Lookman shënoi në minutën e 12-të.
Formacionet zyrtare të finales Atalanta – Leverkusen
Shtatë ndryshime janë bërë tek Atalanta në total.
Ademola Lookman dhe Charles de Ketelaere janë kthyer në 11-she, dhe do të luajnë në përkrahje të sulmuesit Gianluca Scamacca.
Mario Pashaliq është në mesin e atyre që janë ulur në bankën rezervë.
Kapiteni Marten de Roon është i lënduar.
Formacioni i Atalantas:
Musso, Gjimshiti, Hien, Kolasinac, Zappacosta, Ederson, Koopmeiners, Ruggeri, De Ketelaere, Lookman, Scamacca.
Ndryshime nga ndeshja e fundjavës janë bërë edhe në 11-shen e Leverkusenit që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.
Florian Wirtz, Granit Xhaka, Josip Stanishiq dhe Matej Kovar janë kthyer te Leverkuseni.
Golashënuesi më i mirë, Victor Boniface, është lënë në bankën rezervë.
Formacioni i Leverkusenit:
Kovar, Tapsoba, Tah, Stanisic, Frimpong, Palacios, Xhaka, Hincapie, Wirtz, Grimaldo, Adli.