Futboll

Serbët thërrasin “Kosova, Serbia”, Egnatia ndërpret ndeshjen në Banjallukë

Borci i Banjallukës - Egnatia

Borci i Banjallukës - Egnatia

Borci i Banjallukës dhe Egnatia u përballën të mërkurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Dhe tifozët e skuadrës vendëse janë dëgjuar duke bërë thirrje në kor “Kosova, Serbia”.

Thirrjet anti-Kosovë nisën në minutën e 66-të të ndeshjes të zhvilluar në Banjallukë, kryeqendrën e Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.

Më pas stafi i kampiones së Shqipërisë vendosi ta tërhiqte skuadrën nga fusha. Pas diskutimeve mes gjyqtarit dhe kapitenëve të të dyja skuadrave ndeshja rinisi pas dhjetë minutash, ndërsa tribunat nuk u zbrazën.

VIDEO:

Ka pasur edhe thirrje tjera kundër Kosovës, ndërsa në tribuna ka qenë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Egnatia humbi 1:0 me gol të minutës së gjashtë të kohës shtesë.

Nga minuta e 58-të, ekipi shqiptar luajti pa Arbin Zejnullain që u përjashtua direkt me të kuq. Në fund u përjashtua edhe Edison Ndreca.

Serbët e Bosnjë-Hercegovinës vazhdimisht shprehin qëndrime anti-Kosovë dhe qëndrim anti-shqiptare.

Egnatia do ta kërkojë revanshin pas një jave. Paraqitja para huliganëve serbë në Banjallukë jep shpresë për sukses.