Futboll

Selmani shënon gol dhe asiston për Dinamon e Bukureshtit

Astrit Selmani

Sulmuesi Astrit Selmani ka shënuar gol dhe ka asistuar dy herë në fitoren e Dinamos së Bukureshtit. Të dielën mbrëma, Dinamo e mposhti me rezultatin 4:1 skuadrën e Petrolulit, në xhiron e dytë të elitës së futbollit rumun.

Selmani e shënoi golin e tretë për Dinamon e Bukureshtit.

Ai realizoi në minutën e 61-të.

Ndërsa asistimet i bëri në minutën e 12-të dhe të 41-të. Ai asistoi te golat që i shënuan Hakim Abdallah dhe Catalin Cirjan.

Selmani e kompletoi ndeshjen dhe u vlerësua më i miri. Te skuadra e Petrolulit, Albin Berisha luajti 62 minuta.