Futboll

Selektori Tovërlani publikon listën e Kosovës U21

Afrim Tovërlani

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, të shtunën e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Izraelit. 

Dardanët e rinj do të përballen me Izraelin në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2025”. 

Ndeshja do të zhvillohet më 10 shtator në stadiumin “Gyirmoti Stadion”, në Hungari nga ora 19:00. 

Nga lojtarët e ftuar, 11 futbollistë bëjnë karrierë në futbollin Kosovar, Yll Ibrahimi, Diar Vokrri, Ardi Ajdini, Lulzim Peci, Etnik Brruti, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku dhe Egzon Lekaj. 

Lojtarët e tjerë të ftuar janë Mustafë Abduallahu, Leo Besson, Florian Haxha, Valton Behrami, Andi Hoti, Arbnor Hasani, Amar Gërxhaliu, Altin Kryeziu, Redon Ismaili, Milot Avdyli dhe Arian Llugiqi. 

Kosova U21 është pjesë e Grupit D në kualifikimet për “Euro 2025”. Kosova U21 është në pozitën e katërt në tabelë më nëntë pikë të fituara.