Futboll

Selektori i Spanjës tregon favoritët për “Euro 2024”

Luis de La Fuente

Selektori i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, ka bërë të ditur se ekipi i tij është në mesin e katër favoritëve për të triumfuar në “Euro 2024”.

Tri skuadrat tjera sipas teknikut spanjoll janë Franca, Gjermania dhe Anglia.

Evropiani i këtij viti nis më 14 qershor dhe organizohet në Gjermani.

Spanja është në Grupin B me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

“Spanja do të jetë favoritja numër një për të triumfuar. Nuk jemi inferior. Anglia, Portugalia dhe Franca janë ndryshe nga ne. Ne ndoshta nuk kemi shumë yje individualisht, por kemi lojtarë shumë të mirë. Jemi të fort si ekip”, ka deklaruar De la Fuente në një intervistë dhënë për “Moviestar Plus”.