Futboll

Sejdiu shënon golin e parë të sezonit në Finlandë

Arlind Sejdiu

Sulmuesi Arlind Sejdiu e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Finlandës, në edicionin aktual.

Sejdiu dhe skuadra e tij Haka fituan të premten mbrëma në shtëpi ndaj Oulut, me rezultatin 4:3.

22-vjeçari shënoi në minutën e 83-të për 4:1, vetëm katër minuta pasi ishte inkuadruar në lojë.

Haka është në vendin e gjashtë me 14 pikë në tetë ndeshje të luajtura.

Oulu në vendin e 11 ka katër pikë.