Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi e ka shënuar golin e parë me fanellën e klubit turk, Bodrumspor. Të premten në mbrëmje, Seferi e realizoi golin e fitores për Bodrumsporin ndaj Hataysporit me rezultatin 1:0.
Seferi golin e realizoi në minutën e 27-të. Për Seferin ishte goli i parë në dy ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.
Seferi e Arlind Ajeti luajtën për 90 minuta te Bodrumspori.
Te Hatayspori, portieri i Kosovës, Visar Bekaj ishte në bankën rezervë.