Çekia ka shënuar fitore të vështirë ndaj Ishujve Faroe në shtëpi me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Të dy golat e Çekisë i realizoi sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick.
Flillimisht Schick i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 25-të.
Gunnar Vatnhamar i barazoi shifrat në minutën e 83-të.
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi dy minuta më pas, Schick, e realizoi golin e fitores për 2:1.
Çekia së bashku me Ishujt Faroe, Malin e Zi dhe Gjibraltarin janë në Grupin L.
Çekia të martën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Gjibraltari.