Futboll

Scaloni publikon listën, s’mungon Messi

Lionel Messi

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka publikuar listën e 28 futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Pjesë e Argjentinës për ndeshjet e këtij muaji është edhe superylli i futbollit, Lionel Messi. Ai do ta udhëheqë Argjentinën në ndeshjet ndaj Paraguait që zhvillohet më 15 nëntor dhe Perusë më 20 nëntor. 

Emiliano Martinez dhe Alejandro Garnacho janë kthyer tek Argjentina. Të dy lojtarët munguan në dy ndeshjet e muajit të kaluar. 

Scaloni për herë të parë e ka ftuar Enzo Barrenechean që luan te skuadra e Valencias. 

46-vjeçari Scaloni ka vendosur ta ftojë edhe Nico Gonzalezin, pavarësisht se 26-vjeçari i ka humbur shtatë ndeshjet e fundit te Juventusi për shkak të lëndimit.

Argjentina i prin tabelës me 22 pikë.