Serie A

Sassuolos nuk i mjafton loja e mirë e Bajramit

Nedim Bajrami

Sassuolos nuk i ka mjaftuar paraqitja shumë e mirë e mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajramit.

Bajrami në pjesën e parë asistoi dhe shënoi gol për epërsinë 2:0 të skuadrës së tij në udhëtim te Salernitana.

Por, vendësit realizuan dy gola në pjesën e dytë për ta vendosur rezultatin përfundimtar (2:2) të ndeshjes së xhiros së 31-të të Serie A.

Bajrami asistoi në golin e parë për Armand Laurienten në minutën e 37-të, ndërsa shënoi lehtësisht në minutën e 44-t, me asistim të Andrea Pinamontit.

25-vjeçari Bajrami në kampionatin italian aktualisht ka dy gola e dy asistime.

Ai luajti deri në minutën e 74-t, kurse futbollisti tjetër i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u inkuadrua në minutën e 69-të.

Me këtë barazim Sassuolo tani ka 25 pikë në vendin e 19-të, përkatësisht të parafundit.

Në vendin e fundit, Salernitana ka 15 pikë.


Bajrami shënon e asiston për Sassuolon

Nedim Bajrami është më meritori që Sassuolo po udhëheq 2:0 në udhëtim te Salernitana pas pjesës së parë.

Futbollisti i Shqipërisë shkëlqeu me gol e asistim në këtë pjesëlojë.

Fillimisht, asistoi për Armand Laurienten në minutën e 37-të e më pas shënoi vetë në minutën e 44-t.

Ishte goli i dytë dhe asistimi i dytë këtë sezon për 25-vjeçarin.

VIDEO (Asistimi): 

VIDEO (Goli):