Futboll

Sassuolo konfirmon transferimin e Bajramit te Rangersi

Nedim Bajrami

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar se Nedim Bajrami është afër që t’i bashkohet Rangersit skocez për 4 milionë euro. 

Sassuolo nuk e siguroi mbijetesën në Serie A në edicionin e kaluar, dhe tani do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit italian. 

“Po finalizohet marrëveshja, por asgjë nuk është e kryer. Po punojmë në atë aspekt. Mendoj se do të arrijmë marrëveshje së shpejti”, ka thënë drejtori i Sassuolos, Carnevali, për “Sky Sport Italia”, të premten në mbrëmje. 

Ish-mesfushori i Empolit u transferua te Sassuolo në janar të vitit 2022. 

Ai shënoi katër gola në 49 ndeshje për Sassuolon.

25-vjeçari që përfaqëson Shqipërinë, u paraqit në tri ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual për Sassuolon. 

Bajrami i ka 10 gola të realizuar e 11 asistime në 100 paraqitje në Serie A me Sassuolon e Empolin. 

Rangersi do të luajë në Ligën e Evropës në edicionin 2024/2025. 

Ndeshjet në shtëpi do t’i ketë kundër Tottenhamit, Lyonit, Royale Unionit dhe FCSB-së, ndërsa ekipi i drejtuar nga Philippe Clement, do të luajë edhe në udhëtim te Manchester Unitedi, Olympiacosi, Malmo dhe Nice, në formatin e ri me 36 skuadra.