Futboll

San Marino feston fitoren e parë pas 20 vjetësh

SAn Marino

San Marino më në fund e ka ndalur serinë negative të 20 vjetëve pa fitore. 

Kjo përfaqësuese të enjten në mbrëmje fitoi 1:0 ndaj Lihtenshtajnit në Ligën e Kombeve. 

Përfaqësuesja me renditjen më të dobët, e fundit nga 210 përfaqësueset e FIFA-s, më herët e kishte vetëm një fitore në histori, 1:0 kundër përfaqësueses së njëjte ne vitin 2004. 

Fitoren 1:0 e realizoi edhe të enjten mbrëma, falë golit të Nicko Sensolit në minutën e 53-të. 

Lihtenshtajni është i 199-ti në renditjen e FIFA-s.