Mbrojtësi Hajdin Salihu ka shënuar një tjetër gol në Ukrainë. Ai shënoi një gol në barazimin e Cherkasyt kundër gjigantit ukrainas, Dinamo Kiev. Kjo ndeshje përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit ukrainas.
Për mbrojtësin 22-vjeçar është goli i dytë i shënuar në kampionatin elitar të Ukrainës. Ai për ekipi ne tij Chekasy ka luajtur gjashtë ndeshje. Salihu dhe mesfushori Muharrem Jashari kompletuan ndeshjen. Dy futbollistët iu bashkuan në janar Cherkasyt nga skuadra e Dritës.
Cherkasy renditet në vendin e nëntë me 26 pikë, ndërsa Dinamo Kievi është në vend të tretë me 45 pikë.