Në fakt ishte vetëm çështje kohe se kur klubi nga Salerno do ta “zyrtarizonte” rënien nga elita, pasi në pjesën më të madhe të sezonit ishte në fund të tabelës.
Salernitana ka regjistruar vetëm dy fitore këtë sezon dhe tubon 15 pikë në vendin e fundit (20).
Frosinone ka aktualisht tre pikë më shumë se Udinese, që renditet e 18-ta, vend që të dërgon në Serie B sezonin e ardhshëm.