Mohamed Salah ka vazhduar me paraqitje impresive, ndërsa ka udhëhequr Liverpoolin drejt fitores në derbin e madh ndaj Manchester Cityt.
Të dielën, Liverpooli fitoi 2:0 ndaj kampionit në fuqi dhe bëri hap të madh drejt titullit në Premier League.
Liverpooli e fitoi 2:0 ndeshjen në “Etihad”, që i takoi xhiros së 26-të.
Salah në minutën e 14-të shënoi për 1:0. Realizoi me asistim të Dominik Szoboszlait.
Hungarezit ia ktheu asistimin në minutën e 37-të. Szloboszlai shënoi për 2:0. Shifrat më nuk ndryshuan, ndërsa Liverpoolit në pjesën e dytë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Salah këtë edicion i ka 30 gola e 21 asistime në të gjitha garat. Pra ishte i përfshirë në 51 gola në 38 ndeshje.
Në Premier League, Salah kja 26 gola e 17 asistime në 28 paraqitje. Szoboszlai në kampionat ka pesë gola e katër asistime në 26 paraqitje.
Liverpooli udhëheq në tabelë me 64 pikë, plot 11 më shumë se Arsenali i vendit të dytë.
Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, është në vendin e katërt me 44 pikë. Pra ka mbetur 20 pikë prapa Liverpoolit të Arne Slot.
Derbi i madh vetëm ka konfirmuar krizën e thellë të Manchester Cityt. Kjo skuadër tashmë është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve.
Shkëlqen Salah, Liverpooli në epërsi bindëse pas pjesës së parë
Mohamed Salah ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë dhe kontribuoi me gol e asistim në derbin e fundjavës që po zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Liverpooli është në epërsi bindëse 2:0 pas pjesës së parë, ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas.
Salah golin e 30-të të edicionit në të gjitha garat, e shënoi në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 37-të asistoi për Dominik Szoboszlain.
Salah në 38 ndeshje ka 30 gola e 21 asistime.
Tjetër statistikë mbresëlënëse për të është se ka shënuar e asistuar në 11 ndeshje të ndryshme të elitës angleze të futbollit në edicionin aktual.
Të njëjtat statistika i kishte edhe Lionel Messi për Barcelonën në edicionin 2014/15.
Szoboszlai shënon me asistim të Salahut
Liverpooli e ka shënuar edhe një tjetër gol ndaj Manchester Cityt në derbin e fundjavës.
Hungarezi Dominik Szoboszlai realizoi në minutën e 38-të me asistim të sulmuesit Mohamed Salah.
Liverpooli ka epërsi 2:0 në “Etihad”, ndërsa Salah tani ka 30 gola e 21 asistime në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Salah shënon në derbin ndaj Cityt pas skemës së përkryer
Mohamed Salah është bërë futbollisti i parë i top pesë ligave më të forta evropiane që është përfshirë në 50 gola në të gjitha garat, në edicionin aktual.
Sulmuesi i Liverpoolit realizoi në derbin ndaj Cityt pas një skeme të përkryer.
Ai e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 14-të.
Për 32-vjeçarin ishte goli i 30-të në ndeshjen e 38-të të këtij sezoni, ndërsa i ka edhe plot 20 asistime.