Futboll

Salah me të arritur të veçantë

Mohamed Salah

Sulmuesi Mohamed Salah ka vendosur rekord që më parë nuk e ka arritur askush.

Salah asistoi në golin për 3:1, në ndeshjen të cilën Liverpooli është duke e fituar në udhëtim te Tottenhami.

Golin me asistim të sulmuesit egjiptian, e shënoi hungarezi Dominik Szoboszlai.

Ndeshja i takon xhiros së 17-të të Premier Leagues.

“Mohamed Salah është lojtari i parë në historinë e Premier Leagues që ka arritur shifra të dyfishta me gola e asistime para Krishtlindjes”, ka shkruar “OptaJoe” në platformën “X”, që është faqe e cila merret me statistikat e lojtarëve.

Salah aktualisht në elitën angleze i ka 13 gola të shënuar, ndërsa ka kontribuuar me dhjetë asistime.