Futboll

Salah është afër që ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin

salah

Mohamed Salah është më afër se kurrë që ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin dhe t’i mbyll diskutimet për të ardhmen e tij. 

“Mail Sport” ka mësuar të mërkurën se sulmuesi i Egjiptit është afër që ta nënshkruajë kontratën e re me “të kuqtë”. 

Virgil van Dijk pritet që ta përcjellë rrugën e tij. 

Po i njëjti medium anglez ka njoftuar se edhe mbrojtësi holandez pritet që shpejtë ta nënshkruajë kontratën e re. 

Për sulmuesin e krahut, Salah, ka pasur raportime se ka interesim të madh nga klube të Arabisë Saudite. 

Madje u fol edhe për një refuzim të ofertës nga Liverpooli prej afro 174 milionë eurove në gusht të vitit 2023, të bërë nga Al Ittihad. 

Klubet arabe janë munduar që ta bindin atë ta transferojnë në verë, kur egjiptianit i skadon kontrata. 

32-vjeçari Salah ka zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha garat me Liverpoolin në edicionin aktual. 

Ka shifra prej 32 golave të shënuar e 22 asistimeve. 

Ndërkohë, qendërmbrojtësi 33-vjeçar Van Dijk, ka luajtur në 43 ndeshje dhe ka kontribuuar me tri gola e një asistim.